Mashtronte të afërmit e të burgosurve, në pranga 29-vjeçarja

392
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 29-vjeçare në akuzën e mashtrimit. Amarilda Leka dyshohet se ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga të afërm të personave që vuajnë dënimin në burg. “U ndalua shtetasja Amarilda Leka, 29 vjeç, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga të afërm të personave të ndryshëm të cilët vuajnë dënimin nëpër institucione të ekzekutimit të vendimeve penale me pretendimin se ajo do tju ofronte ndihmë duke ndikuar në funksionarë të lartë të drejtësië me qëllim nxjerrjen e tyre nga vendi i vuatjes së dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
Sigal