Mashtronte me viza amerikane, arrestohet sërish Alda Kaçaj

449
33-vjeçarja Alda Kaçaj është arrestuar sot nga policia e Tiranës. Ajo premtonte viza amerikane në këmbim të parave, duke mashtruar njerëzit me shuma të mëdha parash. Pasi merrte paratë ajo zhdukej pa lënë gjurmë. 33-vjeçarja, nënë e një fëmije, nuk është një emër i panjohur për policinë. Ajo është arrestuar edhe në mars të vitit 2014, pasi pasi rezultonte e dënuar me 13 vite burg për mashtrim.
Ajo kishte përfituar nga amnistia ulje të dënimit në 8 vjet. Por këtë të martë, policia e Tiranës e ka arrestuar sërish Alda Kaçajn, pasi siç thuhet në njoftimin zyrtar për shtyp, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, (gjyq nga e para pas rrezimit te vendimit te pare nga Apeli) e ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Në bazë të një vendimi të marrë në 2.11.2012 nga Gjykata e Apelit Tiranë, kjo e fundit pati rrëzuar vendimin e marrë në shkallë të parë në 8.2.2012.
Sigal