Mashtronin qytetarët me kontrata pune, në kërkim 2 persona

103
Agjentët e antikrimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Fierit kanë shpallur në orët e fundit në kërkim dy shtetas, nën akuzën e mashtrimit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Burime policore lokale bëjnë të ditur se bëhet fjalë për shtetasit me iniciale I.A dhe M.B, përkatësisht 47 dhe 48 vjeç, nga Tirana dhe Lushnja. Sipas burimeve, nga hetimet kanë rezultuar se këta shtetas kanë mashtruar persona të ndryshëm duke u marrë shuma nga 350 në 700 euro, me premtimin se do t’u siguronin kontrata pune në Katar. Deri tani nga hetuesit është verifikuar se pre e mashtrimeve kanë rënë të paktën 6 persona, të gjithë banues në Lushnje, shtojnë më tej burimet.