Mashtroi me skemën e subvencioneve, dënohet me dy vite burg deputeti shqiptar

8
Gjykata Themelore në Prishtinë, sot ka shpallur vendimin lidhur me deputetin e Kuvendit nën akuzën për mashtrim.
E dënoi me dy vjet burgim me kusht, deputetin nga radhët e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, pasi ai është shpallur fajtor për veprën penale të mashtrimit me subvencione.
Me dy vjet burgim me kusht, për të njëjtën vepër penale është dënuar edhe i akuzuari tjetër në këtë rast, Bajram Gashi.
Por, dënimi ndaj tyre, nuk do të ekzekutohet nëse ata nuk kryejnë vepra penale brenda periudhës tre vjeçare.
Etem Arifi, për ushtrim të ndikimit është liruar nga akuza, pasi nuk është provuar se edhe ai ka kryer këtë vepër penale.
Të akuzuarit janë obliguar që Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) t’ia kompensojnë shumën prej 22.900 euro si dhe Zyrës për Komunitete në Kryeministri shumën prej 2.749 euro.
Ndërsa, në qoftë se të njëjtit nuk i kompensojnë këto shuma në afat prej gjashtë muajsh dënimi me kusht do të revokohet.