Mashtroi dy të rinjë duke ju premtuar famën, pranga 23-vjeçarit

434
Një 23-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga pasi mashtroi dy shtetas, duke iu premtuar se do t’i bënte të famshëm në këmbim të parave. T. Durishti u arrestua ditën e mërkurë, pas kallëzimit të polici të dy të rinjve që kishin rënë pre e mashtrimit. E.T., 31 vjeç dhe I.T., 23 vjeç, kishin paguar 2 100 lekë për të marrë pjesë në një videoklip. Durmishti, në rolin e sekserit, iu kishte premtuar atyre një rol në pozicionin e figurantëve në videoklip, duke u garantuar famë. Por pas marrjes së parave, ky i fundit ishte zhdukur. Nga hetimet e uniformave blu, rezulton se ky nuk ishte rasti i vetëm që 23-vjeçari mashtronte, pasi ndaj tij ishin bërë edhe denoncime të tjera për raste të ngjashme. 
Sigal