MASHTRIMI/ I mori para për t’i siguruar banesë si i përndjekur, nën hetim 50-vjeçari

490
Policia e Tiranës ka nisur hetimet për një 50-vjeçar me akuzën e mashtrimit. Sipas të dhënave zyrtare, E.H., 50-vjeç, banues në Tiranë dy vite më parë i premtoi 35-vjeçarit G.Ç., se do t’i merrte një banesë si i përndjekur politik.
Në këmbim të këtij ‘nderi’, 35-vjeçari duhet t’i jepte një shumë parash. Por megjithëse kishin kaluar dy vjet premtimi nuk ishte realizuar. G.Ç. i është drejtuar policisë për të zgjidhur hallin e tij.
Ai ka deklaruar se pasi i ka dhënë një shumë parash në dollarë, 50-vjeçari është zhdukur. Menjëherë pas denoncimit, policia ka referuar materialet në prokurori për shtetasi E.H. për veprën penale të mashtrimit.
Sigal