Masakron vëllain për një grumbull gurësh, 55-vjeçari përfundon në Spitalin Ushtarak

653
Një sherr banal brenda familjes ka sjellë plagosjen e rëndë të një 55-vjeçari në Mat. Sipas të dhënave zyrtare, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestua në flagrancë shtetasi Romeo Lika, 44 vjeç, banues në fshatin Rremull-Mat (i dënuar më parë për vjedhje).
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë një konflikti për një grumbull gurësh në rrugën e fshatit Rremull, në afërsi të banesave së tyre ka goditur me mjete të forta në kokë vëllain e tij shtetasin F.L., 55 vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit është dërguar për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Sigal