Masakron me thikë bashkëshorten në sy të fëmijëve dhe lajmëron Policinë

526
Një grua 31 vjeçare është gjetur e vdekur sot (e diele) në orët e para të mëngjesit në lagjen Wetzeldorf të qytetit austriak Graz. Policia bën të ditur se gruan e ka vrarë bashkëshorti i saj 25 vjeçar, i cili pastaj e kishte lajmëruar vetë Policinë, shkruan agjencia austriake e lajmeve APA.
Alarmimi i policisë kishte ndodhur rreth orës 5 e 30. Personi në fjalë, shtetas austriak me origjinë kosovare u kishte thënë policëve se e kishte vrarë ai me thikë partneren e tij.
Patrulla e policisë që kishte arritur pastaj në vendin e ngjarjes kishte gjetur trupin e pajetë të gruas. 25 vjeçari i është dorëzuar policisë, pa rezistencë.
Në banesë ndodhej edhe djali 5 vjeçar i viktimës dhe vajza, foshnjë tremuajshe e çiftit.
Mes dy partnerëve kishte pasur në vazhdimësi konflikte dhe tashmë disa herë ka pasur edhe përzënie të njëri-tjetrit nga shtëpia.
Sigal