Masakron më thikë 3 të rinj, 35-vjeçarin e shpëton shoku për t’u arratisur, shpallet në kërkim

474
Një sherr me thika ka ndodhur ditën e djeshme në Lushnjë. Sipas të dhënave zyrtare, dje rreth orës 11:30, në një lokal në lagjen “Karbunarë”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E.SH., 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me mjete prerëse (thikë) shtetasit L.Ç., 20 vjeç, A.Ç., 23 vjeç dhe D.S., 15 vjeç banues në Karbunarë.
Të tre shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet ka rezultuar se pas ngjarjes, shtetasi E.SH. është ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes nga shtetasi Renato Pupi, i cili me mjetin tip “Benz” në pronësi të tij, e ka marrë nga vendi i ngjarjes dhe e ka ndihmuar për t’i shpëtuar kapjes nga policia dhe për t’u fshehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
-Renato Pupi, 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë.
Nga ana e policisë është bërë sekuestrimi i automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit Renato Pupi, si dhe po punohet për kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit E.SH.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje në ngarkim te shtetasit E.H. për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe në ngarkim te shtetasit Renato Pupi për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Sigal