Masakroi studentin shqiptar, policia arreston autorin belg

495
Një 20-vjeçar belg është arrestuar, si autor i dyshuar i vrasjes së studentit shqiptar Xhuliano Brahimllari, trupi i të cilit u gjet pa kokë, këmbë e duar, teksa një shtetas i Republikës së Maqedonisë është shpallur në kërkim.
Zhvillimet pozitive rreth hetimeve për vrasjen e 22-vjeçarit nga fshati Dukas i Fierit, erdhën së fundmi, kur gjyqtari Colette Calewaert lëshoi një urdhërarrest natën e së enjtes mes së premtes në ngarkim të shtetasit Vincent D., një banor i Brukselit, i moshës rreth 20 vjeç.
Ai u akuzua për vrasjen e Xhuliano Brahimllarit, studentit për Juridik dhe Kriminologji. Viktima, Xhuliano Brahimllari është vrarë në një apartament në Bruksel, por shkaku i vdekjes së tij është ende i papërpcaktuar. Sipas të dhënave të marra nga telefoni, pasditen e 7 qershorit Xhuliano Brahimllari ka pasur kontakte me Vincent D. Vincent D. ka pranuar se një natë para krimit ka qenë në apartament së bashku me Xhuliano Brahimllarin dhe Denis por nuk ka pranuar autorësinë e vrasjes. 
Megjithatë të dhënat që jep ai, kryesisht sa i përket orës së ngjarjes janë kontradiktore me të dhënat që kanë hetuesit. i kontaktuar nga “Lavenir” avokati i Vincent D, Thomas Deshamps, refuzoi të bëjë komente. 
Sigal