Masakroi gruan me sqepar, pas krimit Bashkim Mekolli telefonoi….

623
Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi makabër i ndodhur një ditë më parë në Blacë të Pogradecit, aty ku burri vrau me sqepar bashkëshorten.
Pasi e la të vdekur në vend gruan Demirkë Mekolli, autori Bashkim Mekolli ka telefonuar motrën e viktimës në Itali dhe i ka thënë që ajo ka pësuar infarkt.
Pak me vonë ai lajmëroi gruan e vëllait të tij dhe i ka thënë: “Lajmëro policinë se e vrava”.
Ndërsa në polici ai është shprehur se e vrau nga xhelozia. “E vrava nga xhelozia, dyshoja se më tradhtonte”, tha ai.
Sigal