Masakra te “Zogu I”, Krimet e Rënda shpallin moskompetencën, nis nga e para gjykimi për tre të akuzuarit

108
Gjykata për Krimet e Rënda ka shpallur moskomptencën për vrasjen e trefishtë të ndodhur në bulevardin “Zogu I” në Tiranë, më 27 maj 2015. Të akuzuarit për këtë ngjarje janë dy vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi, dhe një shtetas italian Salvatore Letizia.
Ata akuzohen nga Prokuroria për Krime të Rënda se kanë kryer veprime aktive në konfliktin e armatosur ku mbetën të vdekur shtetasit Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.
Por ditën e sotme, Gjykata për Krimet e Rënda ka shpallur moskomptencën për këtë çështje, duke e rikthyer në Gjykatën e Tiranës. Kështu, çështja ndaj dy vëllezërve Doçi dhe italianit Leticia do të nisë nga e para.