Masakra për tokën në Pukë, Apeli “Burg përjetë vëllezërve Permarkaj”

553
SHKODER – Gjykata e Apelit ka vendosur të mos ndryshojë dënimin për tre vëllezërit Përmarkaj nga Puka dhe kushëririn e tyre, nën akuzën e vrasjes së dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve për motive pronësie në vitin 2012.
Apeli i Shkodrës la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e cila dënoi me burgim të përjetshëm dy vëllezërit Anton dhe Sokol Pëermarkaj, vëllai tjetër i tyre Bardhoku u dënua me 22 vjet ndërsa kushëriri Fran (seferin) Përmarja me 24 vjet heqje lirie.
Ishte pala mbrojtëse e cila kishte bërë animimin, por Gjykata e Apelit e rrëzoi këtë kërkesë duke mbështetur akuzat e Prokurorisë.
Ngjarja e rëndë u shënua më 29 Qershor të 2012-ës në fshatin Qelëz të Pukës, ku katër të dënuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin i zunë pritë dhe qëlluan me armë zjarri në drejtim të anëtarëve të familjes Markaj, të cilët udhëtonin në autobus. Nga të shtënat humbën jetën Paulin dhe Hilë Markaj, si edhe u plagosën Tone Markaj, Angjelina Markaj dhe Alfons Markaj.
Konflikti ndërmjet famijeve Permarkaj dhe Markaj kishte nisur disa kohë më parë se të ndodhte ngjarja kriminale, për shkak të një toke që i ishte lënë në përdorim familjes së të pandehurve. – See more at: http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/masakra-p-r-tok-n-n–puk–apeli-burg-p-rjet–v-llez-rve-permarkaj-286560.html#sthash.kMbpJbi6.dpuf
Sigal