Masakra e Thumanës/ Burg për babanë dhe dy djemtë e familjes Kora

432
Gjykata e Krujës ka vendosur masën “arrest me burg” për tre autorët e vrasje së trefishtë në Thumanë të Krujës. Vendimi i njëjtë është dhënë edhe për shtetasin Shpëtim Nikolli, pasi akuzohet se ka fshehur krimin .
Besnik Kora është vetëdorëzuar në Polici, ndërkohë që trupat e rendit kanë bërë të mundur arrestimin e vëllait tjetër të dyshuar për vrasjet, Daniel Kora.
Mbi viktimat është qëlluar me pistoletë dhe breshëri automatiku, ndërkohë që dhe dëshmia e Luçie Çekut, që mbeti e plagosur në vendin e ngjarjes, hedh poshtë pretendimin e të arrestuarit Gurali Kora, si autor i vetëm i krimit që ndodhi natën e vonë të së premtes, në Thumanë të Krujës.
Sigal