Masakra e Lushnjës, policia në gjurmët e atentatorit të tretë

676
Grupi hetimor që po heton vrasjen e dyfishtë që tronditi qytetin e Lushnjes dy ditë më parë po punon për të identifikuar autorin e tretë të ngjarjes. Policia ka shoqëruar disa persona, në mesin e të cilëve është edhe Julian Sula, emër i njohur për blutë pasi ka qenë disa herë i dënuar për krime të ndryshme.
Megjithatë për momentin ndaj tij nuk ka asnjë të dhënë konkrete se ai mund të ketë qenë personi i tretë që marrin pjesë në ekzekutimin e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit.
30 persona të tjerë, shumica dëshmitarë okularë të ngjarjes, janë pyetur ne polici. Një nga këtë dëshmitarë ka njohur si autor të atentatit Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin, të shpallur në kërkim tashmë. Haxhiu nga Prokuroria e Lushnjës është akuzuar për vrasjen e Gerti Salës, i njohur ndryshe si “iriqi”në vitin 2009.
Prokuroria e Lushnjës këtë dosje ia delegoi Prokurorisë së Vlorës për shkak se autori ishte i mitur. Por Gjykata e Vlorës e ka dënuar Haxhiun vetëm me një vit burg për akuzën e vjedhjes, pasi nuk u provua akuza e vrasjes. Edhe ne 2016 ai është dënuar me 1 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Durrësit për shitje të lëndëve narkotike. Edhe i shpalluri tjetër në kërkim, Orges Bilbili, është i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 7 vite e 4 muaj burg në mungesë. Ai ka qenë një nga personat që ka paketuar drogën, e cila do ngarkohej në avionin e Xhorxho Riformatos, i cili u rrezua në plazhin e Divjakës. Ai u zbulua nga shenjat e gishtave të cilat u gjeten në pakot me drogë.
Sigal