Masakër në Shijak, ekzekuton gruan, vjehrrin e më pas veten

467
SHIJAK- Tronditet qyteti i Shijakut mëngjesin e së djelës nga një krim brënda familjes. Dritan Petova 41 vjeç ka vrarë me çifte vjehrrin 72 vjeçar Ismet Leka dhe bashkëshorten e tij Zaje Petova pas një konflikti me këtë të fundit e më pas ka vrarë veten në një shtyllë të tensionit të lartë.
Ngjarja tragjike ndodhi në zonën e ashtëquajtur “Xhafzotaj” në lagjen 4 rrugët e Shijakut rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që autori i vrasjes së dyfishtë pasi ka qëndruar rreth 5 orë në një nga antenat e Radiostacionit në fshatin Rrath Shijak ku ai punonte si një roje privatë u vetëvra me armën me të cilën kreu vrasjen e familjarëve të tij.
Edhe pse policia dhe forcat Renea u munduan të negocionin me të ai sërish e ka kryer aktin e vetëvrasjes nga disa metra lartësi.
Ora 11:30 Detaje nga ngjarja kur u vra Dritan Petova
41 vjecari Dritan Petova i cili prej dy orësh ishte në negociata me policinë për dorëzimin e tij pas vrasjës së dysfishtë që kreu mëngjesin e sotëm në shtëpinë e vjehrrit të tij, vendoi të vrasë edhe veten. Petova prej shtatë orësh ndodhej në një shtyllë të tensionit të lartë ku ishte ie rrethuar nga policia që kishte nisur negociatat për dorëzimin e tij.
Pasi ka refuzuar me çdo kushte të vetëdorëzohet ka vendosur ti jap fund jetës, duk e cuar në tre bilancin e tragjedisë që e planifikoi dhe finalizoi vetë në cdo detaj. 
Pak moment para se të vritej autori Petova ka kërkuar një bateri telefoni për të komunikuar me të vëllain që ndodhet në Itali sipas dëshmitarëve.Mësohet se pas kësaj ai është ngritur në këmbë ka qëlluar vetën e më pas ka mbetur i vdekur në vend në shtyllën e tensionit të lartë në mes të shtyllës.
Ngjarja e krimit të dyfishtë
Orët e para të mëngjesit të sotëm Dritan Petova ka shkuar në shtëpin e vjerrit të tij në fshatin Xhavzotaj për të biseduar me bashkëshorten që ishte larguar nga banesa.Pas debateve verbale ai me një armë zjarri tip ciftte ka qëlluar në drejtim të Zara Petovës duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa më pas ka ekzektuar edhe babain e saj Ismet Leka 72 vjec.
Krimi ka ndodhur në prani të familjarëvë të tjerë, ndërsa autoi me pas është larguar drejt një shtylle tensioni pasi e kishte të pamundur arratisjen. 
Aty është rrethuar nga forcat e policisë.Mësohet se Dritan Petova ishte një njeri problematik dhe kishte probleme me bashkëshorten pasi ishte konsumues i alkolit. Mjaft herë ai kishte ushtruar dhunë karshi bashkëshortes së tij e cila ishte larguar nga banesa. Krimi ka tronditur banorët e fshatit Xhavzotja të Shijakut.
Dëshmitë nga banorët e lagjes ku ndodhi krimi
Nga dëshmitë e mara në vendin ku ndodhi krimi makabër i mëngjesit të sotëm mësohet se autori 41 vjeçar konsumonte rregullisht alkol dhe kjo mendohet të ketë qënë shkaku i sherreve të vahzdueshme të tij me bashkëshorten Zara. Konfliktet kanë qënë të herëpashershme dhe nuk janë të çastit sipas dëshmive të banorëvve.
Gjitahshtu ata dëshmojnë jashtë kamerave se bashkëshortja e autorit ishte zhvendosur në shtëpinë e të atit për të jetuar aty pasi nuk përballonte dot sherret me Petovën.Banorët e lagjes së të ndjerit Ismet Leka theksojnë se ata ishin të ardhur nga Dibra në lagjen e cila mësohet se përbëhej nga autoktone.Në momentin e krimit në banesë ndodhej gruaja e të ndjerit Leka e cila mendohet të jetë dëshmitarja e vetme okulare e ngjarjes macabre.Autori 41 vjeçar ka qëlluar fillimisht mbi vjerrin dy herë deri sa është siguaruar se ka ndërruar jetë e më pas ka qëlluar bashkëshorten e tij Zarën. Ndërkohë mësohet se autori qëndron ende mbi shtyllë dhe nuk po bindet të zbresë edhe pas negociatave të shumta me policinë
Sigal