Masakër në maternitet, babai hedh nga kati i katërt foshnjën

66

Tronditet materniteti “Koço Gllozhe ni” në kryeqytet. Një ngjarje e pazakontë është shënuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 të mbrëmjes, ku një baba ka hedhur nga dritarja e katit të katërt të maternitetit foshnjën e tij treditëshe, të seksit mashkull, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.  Nga të dhënat paraprake mësohet se nëna e foshnjës është Luljeta Biba,  40 vjeçe, e cila se është nga rrethinat e Kukësit, ndërsa i ati është Hysen Biba, po nga Kukësi i cili mendohet se ka qenë në dhomë vetëm me foshnjën në momentin e krimit. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ngritur postblloqe për të kapur autorin e krimit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja pas aktit të kryer. Ndërkaq, mbeten të paqarta arsyet e këtij krimi makabër, ndërsa blutë kanë arritur  të arrestojnë Hysen Bibën, i cili është vetëdorëzuar. Midis bashkëshortëve ka patur grindje dhe në një moment, kur në dhomën e foshnjës mungonte nëna, Hysen Biba e rrëmbeu foshnjën dhe e hodhi nga kati i katërt i spitalit. Për gazetën “Telegraf”, disa të njohur, u shprehën se Hysen Biba dyshonte për atësinë e foshnjës. Disa të tjerë, thanë se autori i krimit, Hysen Biba vuante nga depresioni. Nëna e foshnjës, Luljeta Biba ka pësuar gjendje shoku dhe është nën kujdesin e mjekëve dhe të psikologëve.