Masa e sigurisë për vrasësin e Cukut, Prokurori tregon detajin që fundos Mikel Shallarin

431
Vrasësi i dyshuar i komisarit Artan Cuku është paraqitur para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërsa kjo e fundit është tërhequr në këto momente për caktimin e masës së sigurisë ndaj Mikel Shallarit, të riut që është arrestuar me akuzat e vrasjes së komisar Artan Cukut.
Prokurori kërkoi caktim mase “arrest në burg”, por sipas kërkesës së organit të akuzës, mësohet se zbulimi i ngjarjes dhe këtij personi si autor i dyshuar i vrasjes, është bërë nga analiza e kamerave të sigurisë ku është vërejtur largimi i personit të dyshuar nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se ka qenë ADN në xhepat e bluzës sportive që ka lënë në kosh autori, e cila ka zbardhur identitetin e tij.

Nga pamjet e kamerave është parë që autori ecën me duart në xhepa në bluzë.

Ekspertët e kanë shpërndarë profilin e ADN dhe ka reaguar Interpol berna e Zvicrës që kanë thënë ne kemi pasur një të shoqëruar me këtë profil gjenetik.

VIJON…
Sigal