Marrin peng në Durrës sipërmarrësin për borxhin 13 mijë Euro, e rrahin dhe….

547
Rrëmbehet forcërisht dhe rrihet barbarisht sipërmarrësi 33-vjeçar nga Durrësi nga dy vëllezër të cilëve u kishte para borxh dhe nuk ua kishte kthyer.
Ngjarja është rregjistruar pasditen e së dielës, 16 prill në zonën e Plazhit. 
Sipas policisë, dy vellezërit J.N. dhe Xh.N. banues në Durrës, rrëmbyen shtetasin K.P, sipërmarrës në fushën e ndërtimit, (merrej me instalime elektrike dhe hidraulike). 
Ata e kanë mbajtur të izoluar për disa orë dhe e kanë rragur barbarisht 33-vjecarin dhe më pas e lanë sërish të lirë. 
Sipas burimeve nga policia, vëllezërit përdoren makinën (Audi) e shokut të tyrë për të kryer rrëmbimin e 33-vjeçarit me orgjinë nga Berati dhe më banim në Durrës. Policia u vu në dijeni nga një banor i zonës, i cili kishte parë ngjarjen dhe kishte mbajtur mend targën e makinës. Duket kur agresorët kanë ndjerë policinë e kanë lënë të lirë te Ura e Dajlanit.
I tromaksur, 33-vjeçari i është drejtuar policisë për mbrojtje duke treguar me detaje konfliktin dhe atë që i kishte ndodhur pasditen e së dielës gjatë rrëmbimit. 
Sipas tij, bëhet fjalë për një borxh të pakthyer prej 13 mije eurosh. Ai u kishte blerë një apartament vëllezërve dhe u kishte edhe 13 mije euro për të plotësuar shifrën për të cilën kishin rënë dakord.
Sigal