Marrëdhënie seksuale me të miturën, në pranga 41-vjeçari

403
Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas 41-vjeçar pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale më një vajzë të mitur. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi i arrestuar është Martin Haxhija 41 vjeç, banues në Durrës. Shtetasi i mësipërm, më datë 05.04.2016, është shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut Lezhë, për veprat penale” Marrëdhënie seksuale ose homoseksulae me të mitur”dhe”Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” të parashikuara në nenet 100 dhe 130 të Kodit Penal. Haxhija, më anë të dhunë psikologjike ka detyruar shtetasen G.Gj. 15 vjeçe, të bashkëjetojë me të në banesën e tij në Durrës, për rreth një javë, ku dhe ka kryer me këtë shtetase marrëdhënie seksuale. Për veprime të mëtejshme i’u dorzua Efektivave të Komisariatit të Policisë Lezhë.
Sigal