Marrëdhënie në këmbim të martesës, 18 vjeçarja denoncon të dashurin

444
Dukej si një kontratë e pashkruar, ku seksi do të këmbehej me një martesë, por kjo gjë ka dështuar. Pasi një e re nuk ka realizuar dëshirën e saj, atëherë ajo i është drejtuar policisë duke denoncuar për mashtrim të dashurin e saj. Një histori e tillë ka ndodhur në Gramsh, ku një 18-vjeçare ka denoncuar për mashtrim të dashurin e saj 9 vjet më të madh. Adoleshentja me inicialet K.K., nga fshati Kabash, thotë se i dashuri i saj A.P., 27 vjeç, nga fshati Jorenisht i Elbasanit i kishte premtuar martesë. 18-vjeçarja pohon se kreu marrëdhënie seksuale me dëshirë me 27-vjeçarin, por e ka denoncuar për mashtrim, pasi i riu nuk pranoi të martohej me të pasi bëri seks.
Sigal