Maqedoni-Elbasan-Itali, 9 shqiptarë në pranga për heroinë. Kapet dhe ‘bosi’

542
Një operacion i madh i Guardia di Finanza në Venezia e Pisa ka përfunduar me nëntë arrestime për trafik ndërkombëtar droge.
Në krye të organizatës kriminale është një 40-vjeçar shqiptar, rezident në San Doná, ku ndodhet një ofiçinë, në të cilën modifikoheshin makinat, me dysheme të dyfishtë, për të kaluar drogën nga njëri shtet në tjetrin.
Hetimet e Guardia di Finanza kanë zgjatur dy vjet dhe në përfundim të tij janë sekuestruar mbi 80 kilogramë heroinë të pastër.
Trafiku i drogës përfshinte Shqipërinë, Maqedoninë dhe disa provinca të Italisë Veriore.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, të arrestuarit janë nga Elbasani dhe qendra e tyre ishte pikërisht në këtë qytet.
Përveç nëntë arrestimeve, dy shqiptarë dhe një italian janë njoftuar për detyrim paraqitjeje. Komponentët e huaj të organizatës ishin nga Elbasani dhe sipas akuzës fusnin sasi të madhe heroine në Itali.
Hetimet e autoriteteve italiane janë kryer në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe ato maqedonase, me takime të kryera në Tiranë dhe Ohër.
Hetimet paralele në Maqedoni, të koordinuara nga prokuroria e Shkupit dhe të kryera nga policia maqedonase ka sjellë kapjen e sasive të mëdha droge dhe arrestimin e personave përgjegjës për transportin e saj.
Sigal