Manjani: Shteti që nuk mbron qytetarinë është i rrezikshëm

99
Edhe ish- ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shkruan se vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi është një akt barbar.
Manjani indinjohet ndaj institucioneve shtetërore që sipas tij kanë dështuar përballë krimit.
“Na rrofshin edhe ligjet, gjykatat, policët, NGO, ministritë, deputetët, prokurorët, SPAK-erat e pesticide të tjera si këto! Nuk i duhen askujt!”, shkruan ai.
Reagimi i Ylli Manjanit:
Lajm shokues!
Një zonjë, një nënë, një juriste dhe gjyqtare shumë e zonja humbi jetën nga dhuna barbare!
E humbi jetën pas një dhune permanente. Policia e Shtetit duhet ta dijë mirë këtë rast!
Fildesi ka qenë një studente ekselente. Përfundoi edhe Magjistraturën shumë mirë.
Ishte një qytetare me rregulla dhe me moral e karakter të fortë!
Nuk ka më fjalë për këtë akt barbar!
Një provë tjetër e luftës ndërmjet Qytetarisë dhe Barbarisë! Qytetaria sot u godit rëndë!
Sistemi ligjor e shtetëror ende i trajton barbarët si qytetarë të barabartë! Kulmi i dështimit!
Shteti që nuk mbron qytetarinë është i rrezikshëm!
Na rrofshin, task-forcat; delta-forcat; forcat e armatosura se pikë force nuk kanë!!!
Na rrofshin edhe ligjet, gjykatat, policët, NGO, ministritë, deputetët, prokurorët, SPAK-erat e pesticide të tjera si këto! Nuk i duhen askujt!
Qytetarët dhunohen e vriten, barbarët gjykohen dhe shpëtojnë!
Nejse, ngushëllime të thella familjes!