Manipuloi provat e një aksidenti, pezullohet oficeri i policisë

579
Manipuloi provat e një aksidenti, pezullohet oficeri i policisë
Pezullohet nga detyra inspektor i aksidenteve në policnë rrugore të Tiranës.
Nenkomisari O.Gj akuzohet se ka shpërdoruar detyren dhe sipas SHÇBA është zbatuar vendimi i gjykatës për këtë rast. Ai akuzohet se ka manipuluar provat në një aksident të ndodhur me 12 nëntor 2017.
Ne njoftimin e strukturave te Ministrisw sw Brendshme thuhet se: Strukturat e SHÇBA-se Tiranë ekzekutuan vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane per masen e sigurimit “Pezullim nga funksionet publike”, te Specialistit te Hetimit te Aksidenteve prane Komisariatit Rajonal te Policise Rrugore Tirane, n/komisarit O.Gj., per vepren penale “Shperdorim detyre”.
Pas hetimeve 3 mujore te SHÇBA ne bashkepunim me Prokurorine, rezultoi se pas nje aksidenti ne date 12 nentor 2017, oficeri i Hetimit te Aksidenteve, jo vetem nuk ka kryer veprimet proceduriale te domosdoshme, por ka manipuluar provat dhe vendin e ngjarjes.
Sigal