Mamurras – Aksident, makina përplas për vdekje këmbësorin

446
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e pasdites së sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Mamurrasit, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor ndërsa kalonte rrugën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihet ende identiteti i viktimës.