Mamaja e Memës: Vëllai im vrau veten nga turpi, Igli të mos ndërrojë dëshmi

479
Familja Mema nga drama në dramë. Ndërsa djali i tyre Marjo Mema, ndodhet në arrest me burg me akuzën si bashkëpunëtor i Igli Metës në vrasjen makabre të bashkëmoshatarit të tyre Ismael Lulli, mësohet se daja i Marjos që jeton në Shqipëri ka vrarë veten nga turpi për shkak të nipit.
Një fakt të tillë e ka konfimruar për Tgcom24 nëna e Marjos, Vera Mema:
“Marjo është një djalë i madh dhe i vetëdijshëm për gjërat që nuk duhet të bëjë. Vëllai im vrau veten sot” thotë ajo.
Vera nuk beson versionin e Iglit. Sipas saj ky i fundit ka ndërruar dëshminë brenda ditësh. Ajo ka besim të plotë në pafajësinë e të birit, por shton se nëse gjendet fajtor duhet të dënohet.
“Pas një jave ai e ndryshoi dëshminë e tij, Mario është një viktimë. Igli kishin përgatitur gjithçka vetë Pse fajëson tim bir..?”.
Prokuroria italiane ka zyrtarizuar masën e “arrestimit me burg” për dy shqiptarët Igli Meta e Marjo Mema, të akuzuar për vrasjen e 17-vjeçarit Ismael Lulli në Sant’Angelo in Vada në provincën e Varezes në Itali, më 20 korrik.
Sigal