Maltë/ Tentoi të kalonte me dokument fals, 6 muaj burg për shqiptarin

65
Një i ri shqiptar do të vuajë ndëshkimin me 6 muaj burg për shkak se ka tentuar të kalojë kufirin e Maltës me dokumente të falsifikuara. Policia ka ndaluar shtetasin Luan Demiri, 22 vjeç i cili është kapur në flagrancë me kartë identiteti të falsifikuar me nënshtetësi bullgare. Policia njofton se 22-vjeçari është arrestuar gjatë ditës së shtunë në aeroportin ndërkombëtar të Maltës. Përveç të riut shqiptar nën hetim është edhe inspektori i policisë Darren Buhagiar,i cili akuzohet nga prokuroria e Maltës për veprën penale “të shpërdorimit të detyrës”. Falsifikimi i kartave të identitetit është kthyer në një kaos të vërtetë pasi shumë shtetas nga vendet e Ballkanit tentojnë të kalojnë kufirin me karta te falsifikuar. Destinacion i shumicës së këtyre shtetas të cilët kalojnë kufirin ilegalisht mbeten Norvegji, Danimarkë, Maltë, Gjermani, Anglia dhe Spanja.