Mallakastër, shkrumbohen dhjetëra hektarë pyje dhe ullishte, rrezikohen edhe puset e naftës

434
Dhjetëra hektarë me pyje dhe ullinj janë djegur nga një zjarr masiv që ka përfshirë disa fshatra të Mallakastrës që prej ditës së djeshme. Zjarri ka rëndë në fshatrat e Belishovës, Romsit dhe Drenovës. Mësohet se në Roms dhe Drenovë janë djegur 79 hektarë me pyje dhe ullinj ndërsa në Belishovë janë djegur 10 ha me ullinj dhe shkurre. Zjarri ka rënë që prej ditës së djeshme dhe vijon të përparojë, pasi ndërhyrja e zjarrfikëseve është e pamundur, për shkak të terrenit të vështirë malor. Ndërkohë që nga flakët e zjarrit rrezikohen puset e naftës dhe 6 zjarrfikëse janë të pozicionuara për ruajtjen e tyre.
Sigal