Malësi e Madhe, asgjësohen 50 rrënjë kanabis, dy në pranga

484
Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të 2 shtetasve, për kultivim të lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë shtetasit Pjetër Dragani, 61 vjeç dhe Viktor Dragani, 20 vjeç, banues në fshatin Xhaj, Malësi e Madhe. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi afër banesës së tyre, në një parcelë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 50 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë Shkodër për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike të kryer në bashkëpunim”.
Sigal