Makthi i qytetarëve të Vlorës, arrestohen dy ‘skifterët’ minorenë

417
Sigal

Policia e Vlorës ka arrestuar dy të mitur, pasi akuzohen se janë autorë të 4 vjedhjeve të dokumentuara. Policia bën me dije se dy të miturit kanë vjedhur në banesa, dyqane dhe rrugë. Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasve:

A.Z., 17 vjeç, banues në Vlorë.

F.B., 16 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi më datë 15 shtator 2018, në lagjen “24 Maji” këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit A.K, në të cilin kanë marrë kasën fiskale me disa para.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet se janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera regjistruar si më poshtë:

– Më datë 08.05.2018 – vjedhje banese,

– Më datë 27.06.2018 – vjedhje banese,

– Më datë 06.08.2018 – vjedhje dyqani,

– Më datë 09.08.2018 – vjedhje në rrugë.

Vjedhje për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 25 të Kodit Penal.