Makina tip “Benz” shpërthen në flakë në Tiranë, policia në vendngjarje

109

Një makinë tip “Benz” ka shpërthyer në flakë pranë sheshit “Shqiponja” në Tiranë. Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Policia dhe grupi hetimor janë në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19.03 në afërsi të rrethrrotullimit të sheshit “Shqiponja” është përfshirë nga flakët në ecje, automjeti në pronësi të shtetasit K.H. Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz, dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka qënë aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.