Makina shpërthen në flakë pas përplasjes me autobusin

427
Një automjet është përfshirë nga flakët, mesditën e sotme në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në kryeqytet.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se makina tip “BMW” me targë AA233 DK, është përplasur me një autobus, dhe më pas ka shpërthyer në flakë, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.
Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Sigal