Makina përplaset me shtyllën, plagosen dy persona

120
aksidenti
aksidenti

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin Fushë Krujë – Thumanë, si pasojë e të cilit dy persona janë plagosur.

Një autoveturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Burime nga vendi i ngjarjes njoftuan se dy persona u plagosën dhe Policia u thirr menjëherë në vendin e ngjarjes bashkë me ambulancën, për transportimin e tyre,

Dëshmitarë të rastit ngritën dyshime se shoferin mund të kishte zënë gjumi, megjithatë pritet ekspertiza e Policisë për të dhënë versionin zyrtar.