Makina përplaset me motorin, një i plagosur në gjendje të rëndë

446
Sigal

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Tepelene-Fier pranë vendit të quajtur Qesarat.

Një makinë me targa italiane është përplasur me një motor, ndërsa drejtuesi i këtij të fundit është dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës.

Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit dhe shkaqet e aksidentit.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet.