Makina përplaset me motoçikletën, një i plagosur

439
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Mjed-Laç, Vau Dejës. Një mjet tip “Lifan” motoçikletë me karroceri, pa targa, me drejtues shtetasin Ilir Jashari, i cili nuk dispononte leje drejtimi është përplasur me mjetin tip “Ford”, me targë AA 843 FB, me drejtues B.Xh. I dëmtuar nga aksidenti ka mbetur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur ndalimin e Ilir Jashari,43 vjeç, banues në Shkodër për veprën penale, “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”. Gjithashtu po procedohet në gjendje të lirë edhe B.Xh, 33 vjeç, banues në Mamurras Fushë Krujë, për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Sigal