Makina përplaset me biçikletën në Elbasan, i plagosuri në gjendje të rëndë

457
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Unaza Jugore e Elbasanit-Ura e Shkumbinit tek Kryqëzimi i Cërrikut.
Një automjet ka goditur një person që udhëtonte me biçikletë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i biçikletës, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Elbasanit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për dokumentimin e rrethanave të aksidentit.
Sigal