Makina përplaset me autobusin në aksin Korçë-Bilisht, tre të plagosur

483
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht. Një makinë është përplasur me një autobus.

Burime nga policia sqarojnë se tre persona janë plagosur, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe ambulancat.

Paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet se është parakalimi i gabuar i makinës “Mitsubishi”.