Makina përplas për vdekje të moshuarin në Pogradec

538
Një i moshuar humbi jetën pasi u përplas nga një makinë.
Ngjarja ndodhi ditën e sotme rreth orës 16:40, në unazën e qytetit të Pogradecit. Policia njofton se një automjet tip “Volkswagen Polo” aksidentoi me pasojë vdekje një burrë rreth 75 vjeç, kalimtar në rrugë. 
Më pas – thonë uniformat blu – drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e autorit”, sqaron policia përmes një njoftimi paraprak për ngjarjen.
Sigal