Makina përplas për vdekje këmbësorin 66-vjeçar

484
Një 66 vjeçar ka humbur jetën teksa është përplasur nga një mjet që drejtohej nga një 25 vjeçar. Aksidenti me pasojë jetën është shënuar në orët e para të së hënës, në aksin rrugor Fier-Patos. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit” dhe viktima është një këmbësor 66-vjeçar nga Grecalli i Fierit. K. Bocova ka qenë duke ecur në këmbë teksa është përplasur nga një automjet tip “Tyota” me targë AA876OF që drejtohej nga 25-vjeçari B. Telha. Policia kë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, ndersa po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.
Sigal