Makina përplas për vdekje 44-vjeçarin nga Fieri

387
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Fier, me pasojë vdekjen e një 44-vjeçari nga komuna e Levanit. Aksidenti ka ndodhur pranë Levanit, ku një automjet tip ‘Benz’ me targa AA 008 KY, i drejtuar nga shtetasi me inicialet M.N., 55 vjeç, nga Tirana, ka përplasur për vdekje shtetasin me inicialet P.Sh., banues në Levan.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit të rëndë.
Sigal