Makina përplas motorin në Elbasan, plagoset rëndë motoçiklisti

139
Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur në Unazë, tek rruga e re e trenit.
Sipas raportimeve të para automjeti ka përplas një motoçikletë, dhe si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i motorit.
Ai është dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm. Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e plotë të situatës.