Makina përplas motorin, aksident i rëndë rrugor në Shkodër

379

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Muriqan.

Një makinë ka përplasur një motor duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e mjetit.

I dëmtuari është është transportuar drejt Spitalit Rajonal për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimin për zbardhjen e aksidentit.