Makina përplas këmbësorin, 56-vjeçari me urgjencë drejt spitalit

483
Sigal

Një tjetër aksident raportohet të ketë ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Sipas njoftimit të policisë, i aksidentuari është nisur me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me ngjarjen policia bën me dije: “Në aksin rrugor Elbasan –Peqin , në fshatin Papër, mjeti tip “Benz” me targa El 9349B, me drejtues shtetasin A.M., 56 vjeç, banues në Elbasan, ka aksidentuar një këmbësor të pa indetifikuar, të cilin po e transportojnë në spitalin e Elbasanit paraprakisht jashtë rreziku për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”