Makina përplas dy kalimtarë në Elbasan, një vdes, tjetri plagoset (Pamje të rënda)

649
Një tjetër aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Elbasan, ndërsa mjeti ka përplasur dy kalimtarë. Ngjarja ka ndodhur tek rrethrrotullimi i Bradasheshit.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një grua dhe një tjetër është plagosur.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe të plagosurit. Forca të shumta policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.
Kujtojmë se më herët në të njëjtin aksi rrugor ndodhi një tjetër aksident me pasojë dy të plagosur.
Sigal