Makina përplas biçikletën në Porcelan, humb jetën 70-vjeçari (Video)

743
Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Porcelanit në kryeqytet. Një automjet ka përplasur për vdekje një 70-vjeçar.
Mësohet se i moshuari po lëvizte me biçikletë në momentin kur është goditur nga makina.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit.
Sakaq, po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Sigal