Makina përplas 40 vjeçarin me biçikletë, e lë të dergjet në tokë

543
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasditë në aksin rrugor Fushë Mamurras, ku një makinë ka përplasur një qytetar që po ecte me biçikletë.
I plagosuri është identifikuar me emrin Agron Zira, 40 vjeç. Fatkeqësisht burri ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar në drejtim të spitalit të Traumës në Tiranë.

Nga ana tjetër personi që ka përplasur 40 vjeçarin nuk ka ndaluar në vendngjarje por ia ka mbathur. Policia ka nisur kërkimet në adresë të tij dhe po heton për të zbardhur shkakun e aksidentit.