Makina përplas 3 vajza të mitura në Peshkopi

470
Një automjet tip “Benz” ka përplasur tri vajza minorene në lagjen “Kamen” të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 21.30 minuta të mbrëmjes së sotme.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë konstatuar se E.D., 22 vjeç, banues në Selane-Peshkopi, duke drejtuar automjetin tip “Benz 2500”, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur lehtë 3 vajzat minorene me iniciale S.R., e S.D, dhe A.S, 15 vjeçare. 

Dy prej vajzave kanë marrë ndihmë mjekësore dhe më pas janë larguar për në banesë, ndërsa vajza e tretë me iniciale A.S, është shtruar në spital, por jashtë rrezikun për jetën, njofton policia. 

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vend ngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Sigal