Makina përplas 20-vjeçaren në bulevardin “Zogu i Parë”, e reja përfundon në spital

715
Një aksident ka ndodhur në Bulevardin “Zogu i Parë” në kryeqytet ditën e sotme.
Automjeti me drejtues Sh. Halili, 21 vjeç, ka përplasur një 20-vjeçare që po kalonte rrugën. Vajza me iniciale M.L., është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
“Në Bulevardin “Zogu i Parë” pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës mjeti me targë AA 950 OM, me drejtues shtetasin Sh.Halili, 21 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore shtetasen M.L., 20 vjeçe, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve,”-raporton policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin nr 3 për veprimet e mëtejshme
Sigal