Makina përplas 16-vjeçarin në Bulqizë, largohet autori

627
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë, ku ka mbetur i plagosur një adoleshent.
Ngjarja ndodhi në fshatin Krajkë, ku shtetasi M.L, rreth 16 vjeç, duke ecur në këmbë në rrugë është aksidentuar nga një mjet ende i pa identifikuar.
Shtetasi i dëmtuar po dërgohet në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore, ku deri tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, per te sekuestruar çdo provë të vlefshme që do çonte në identifikimin e mjetit që ka përplasur shtetasin M.L.
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli, po krihet zona nga shërbimet e policisë per identifikimin e mjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin.
Sigal