Makina përfundon në lumë, shoferi del në kohë, duke shpëtuar nga mbytja

9
Një burrë arriti që të shpëtonte duke dalë në kohë nga automjeti, përpara se ky i fundit të përfundonte në lumë.
Ai udhëtonte në rrugën nacionale Burrel-Bulqizë, kur automjeti ra në lumin Mat, në rrethana ende të paqartë.
Shoferi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, fatmirësisht nuk pësoi dëmtime dhe arriti të dilte në kohë nga makina. Ngjarja, sipas burimeve ngjarja ndodhi gjatë natës, por policia u njoftua orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Autoritetet po punojnë për nxjerrjen e makinës nga uji, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.